Kosova
Kthehen nga Turqia pjesëtarët e FSK-së, nderohen me medalje
Ata janë nderuar me medalje për kontributin e dhënë në Turqi në shpëtimin e jetëve të mbetura nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.
Janë kthyer në Kosovë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët për katërmbëdhjetë ditë ishin në mision kërkim-shpëtimi në Turqi, e cila u godit nga tërmeti, ku mbeten të vdekur mijëra njerëz.
Në Aeroportin e Prishtinës pjesëtarët e FSK-së i ka pritur kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari, e zyrtarë të tjerë.
Ata janë nderuar me medalje për kontributin e dhënë në Turqi në shpëtimin e jetëve të mbetura nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













