Kosova
“Mos u dorëzoni”, mesazhi i nënës nga Ukraina, e strehuar në Kosovë
Ajo është e vetmja refugjate që aktualisht po qëndron këtu bashkë me 12 gazetarë të tjerë të strehuar në Kosovë.
Olga Gorgolla së bashku me dy fëmijët është larguar nga vendlindja e saj tash e tre muaj. Refugjatja ukrainase thotë se qyteti Kharkiv po përballet me luftë të tmerrshme dhe atje tashmë i kanë mbetur edhe anëtarë të tjerë të familjes.
“Mos u dorëzoni”, është mesazhi i Gorgollës në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.
Ajo është e vetmja refugjate që aktualisht po qëndron këtu bashkë me 12 gazetarë të tjerë të strehuar në Kosovë.
“Unë jam nga qyteti i Kharkiv. Ju e dini nga historiku i luftës Kharkiv. Është nga territoret më të nxehta dhe më të rrezikshme që ka filluar më 24 shkurt”, tregon ajo.
Refugjatja ukrainase po qëndron në Kosovë bashkë me dy vajzat e saj, por një pjesë tjetër të familjes e ka në Ukrainë.
“Unë erdha në Kosovë vetëm me dy fëmijë dhe në Ukrainë e kam lënë familjen time, vëllain, nënën dhe babin…Të gjithë qytetarët e Ukrainës, që janë shpërndarë nëpër krejt botën, në këtë ditë bashkohen dhe tregojnë solidaritetin dhe mbështetjen kundër luftës së ashpër nga Rusia. Dhe me këtë ngrohtësi desha të jap një mesazh të rëndësishëm: mos u dorëzoni!”, ka shtuar ajo.
Në njëvjetorin e fillimit të invazionit rus, gazetarët ukrainas kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit me pankarta në duar, me mesazhe për ndërprerjen e luftës dhe falënderime për Kosovën.
Në përfundim të marshimit, pranë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, gazetarët po ndezin qirinj dhe kanë kënduar himnin e Ukrainës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori










