Kosova
Gjermania, thirrje Kurtit e Vuçiqit për marrëveshje
Në një deklaratë për media, ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, ka thënë se Gjermani u bënë sërish thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, të dyja palët duhet ta bëjnë këtë në mënyrë që të ecin në rrugën përpara drejt BE-së.
“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë – nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars, është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE”, tha ajo për Tanjugun.
Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.
Bashkimi Evropian pas takimit të 27 shkurtit tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, gjë që do të kërkojë më shumë bisedime.
Kurti dhe Vuçiq priten të takohen sërish më 18 mars në Ohër.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Château-d’Œex, disa metra në këmbë tani janë të mjaftueshme për të arritur në një ndalesë... -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh













