Kosova
Gazmend Hoxha emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës
Raportohet se Gazmend Hoxha është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim u mor më 8 mars, në mbledhjen e Qeverisë, e cila miratoi rekomandimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për ta zgjedhur atë në krye të Policisë.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, tha në mbledhjen e ekzekutivit se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, prej të cilëve tre kanë hyrë në listën e ngushtë.
Në gusht të vitit të kaluar, drejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, dha dorëheqje nga ky post. Arsyeja e dorëheqjes lidhej me “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçarjeje në Prishtinë.
Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hotin, zëvendësdrejtor i PK-së.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Château-d’Œex, disa metra në këmbë tani janë të mjaftueshme për të arritur në një ndalesë... -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh













