Kosova
Pesë shtetet e BE-së që s’e njohin Kosovën, votuan pro liberalizimit të vizave?
Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Gjatë votimit në Këshill ka pasur vende që kanë votuar pro liberalizimit, edhe pse nuk e njohin Kosovën si shtet.
Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, megjithatë ka votuar për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Njësoj kanë votuar Sllovakia, Rumania dhe Greqia.
Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Shtetit më të ri në Evropë pritet që t’i hiqet regjimi i vizave më 1 janar 2024, kur të hyjë në fuqi sistemi ETIAS, dhe kjo nuk përbën problem edhe për shtetet që nuk e njohin Kosovën si shtet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë













