Kosova
Diskutohen 15 modelet për Asociacionin
Javën që shkoi i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë një vizite në Prishtinë ia dorëzoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, 15 modele evropiane për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se janë duke u trajtuar 15 modelet evropiane të ofruar nga Bashkimi Evropian për krijimin në Kosovë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti nuk deshi të përmendte modelet që BE-ja u ka ofruar autoriteteve të Kosovës, por tha se disa janë më të hershme, e disa edhe rishtazi, që përdoren në shtetet evropiane ku jetojnë pakica kombëtare.
“Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne do të mund të marrim elemente, në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të drejtat e pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur edhe në vendin tonë. Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që ta shohim se çka është më e favorshme.
Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka me të cilat ne nuk bëjmë asnjëherë askund kompromis”, ka thënë Kurti për gazetarët. Në fillim të marsit, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ekzistojnë disa modele ekzistuese funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se këto modele për të drejtat e minoriteteve janë në përputhje me standardet evropiane.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? Ndërsa pagat zvicerane rriten me moshën, ky trend ndryshon ndjeshëm nga një sektor në tjetrin, zbulon... -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë?













