Kosova
Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA, i rëndësishëm për Kosovën
Para deputetëve të Parlamentit Evropian, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë që bashkëpunimi i vetë bllokut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i lartë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë – Serbi.
Ai u pyet për mundësitë që BE ka për stabilizimin e situatës politike në Mal të Zi, me anë të bashkëpunimit me SHBA-në. Për të, shembull ishte çështja Kosovë – Serbi, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo. Ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-në në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efikase, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë. Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi, por tani po punohet për koordinim që përfshin luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së. Të shfrytëzoj këtë mundësi të përmendi sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim në tentim për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Borrell, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














