Kosova
Takimi i Ohrit midis suksesit dhe dështimit, çfarë pritet?
Ka disa ditë që diplomatët evropianë dhe të SHBA-së kanë shtuar thirrjet për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mëngjesin e së shtunës shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do t’i takojë ndaras kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq përpara një takimi trepalësh, përcjell albinfo.ch.
Edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, tre ditë para takimit tha në Prishitnë se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike.
“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se në këtë moment nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Fokusi duhet të jetë të zbatimi i planit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se se propozimi evropian është marrëveshja më e mirë e mundshme për Kosovën.
“Pra, është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk do të ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë”, ka deklaruar Sarrazin.
Pak ditë përpara takimit në Ohër, kryeministri Kurit ka pranuar ta nënshkruajë planin evropian, ndërkohë që presidentja Osmani ka thënë se me pranimin e planit Kosova ka bërë lëshime jo të lehta për shkak të Asociacionit.
Partitë në opozitë, PDK dhe LDK, ndërkaq, kanë kërkuar më shumë informacione për planin e zbatimit të propozimit evropian.
Për analisten Alma Laka, takimi i 18 marsit në Ohër do të hapë për diskutim modalitetet për asociacionin që çon drejt një autonomie për serbët e Kosovës.
“Beogradi po kërkon që plani i zbatimit të jetë i qartë për asociacionin…Kosova nuk ka fituar asgjë me këtë plan, sepse nuk detyrohet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës…Kosovës nuk i garantohet ulësja në OKB”, ka thënë ajo për RTV21.
Politologu Fidan Ukaj tha se nëse do të ketë marrëveshje në Ohër, Kosovës dhe Serbisë do t’u hapet rruga për anëtarësim në BE. Por, sipas tij, takimi i 18 marsit mund të dështojë për shkak të kërkesës së Serbisë për Asociaciconin.
“Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq u pajtuan që të mos ketë diskutime të mëtutjeshme për propozimin evropian, por bisedimet do të vazhdojnë për aneksin e zbatimit”, ka deklaruar Ukaj.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? Ndërsa pagat zvicerane rriten me moshën, ky trend ndryshon ndjeshëm nga një sektor në tjetrin, zbulon... -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë?













