Kosova
Sot tri vjet nga viktima e parë si pasojë e Covid në Kosovë
Sot, mbushen tri vjet që kur në Kosovë është regjistruar viktima e parë që ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes infektuese Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.
“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas. Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, është bërë e ditur në njoftim.
Ndryshe, dy rastet e para pozitive me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në mars 2020, ndërsa deri më tani ky numër ka arritur në 273,557 prej tyre 270,168 të shëruar dhe 3,212 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen infektuese.
Prania e koronavirusit të ri për herë të parë është konfirmuar në fund të dhjetorit 2019 në Kinë dhe më pas është përhapur edhe në pjesë të tjera të botës, duke shtyrë kështu Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të shpallë gjendjen e pandemisë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë














