Kosova
Protestohet sot në Kosovë kundër Marrëveshjes së Ohrit
PSD do të mbajë sot protestë kundër marrëveshjes, kërkon dorëheqjen e Kurtit
Partia Socialdemokrate do të mbajë sot protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Protesta nis në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të mbahen fjalimet.
PSD vlerëson se kryeministri Kurti s’ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet.
“Rrenat që pushteti i përdorte për ta arsyetuar marrëveshjen i patën këmbët e shkurtra. Propaganda nuk iu eci. Revolta e madhe qytetare është dëshmia për këtë. Tashmë, 1 javë pas dakordimit në Ohër, po e kuptojmë qartë se çka lë të kuptojë Plani Evropian dhe Aneksi i Zbatimit. Në njërën anë, marrëveshja normalizon mosnjohjen në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe, me vullnetin politik të Kurtit, Kosova heq dorë nga kërkesa për njohje. Në anën tjetër, Kosova, me vullnetin politik të Kurtit, merr përsipër të krijojë Asociacion njëetnik me autonomi substanciale si formë e pushtetit paralel përballë pushtetit qendror. Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Prandaj rezistenca duhet të jetë e përbashkët e masive. Nesër, me 25 mars, protestojmë duke kërkuar dorëheqjen e Kurtit. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet të nënshkruajë marrëveshje të tillë”, thuhet në deklaratën e PSD-së.
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçari nga Gjeneva: Dua të bëhem kampioni i parë zviceran në Formula 1 Aiden Moreira stërvitet drejt majave të motorsportit dhe synon McLaren në të ardhmen... -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter -
Zvicër
Zvicra ndër shtetet më të mira në botë për shtigjet malore në vitin 2026 -
Nestlé do të mbajë prodhimin e kapsulave Nespresso në Zvicër pavarësisht tarifave amerikane












