Kosova
Zjarri i madh në Pejë, tetë persona dërgohen në spital
Zjarri përfshin depot e Elkosit, tetë persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Tetë persona janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it, përcjell albinfo.ch.
Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë, ndërsa njofton se gjendja e pacientëve është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegja e objektit në Pejë!
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.
Sipas Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, pacientët kryesisht ishin helmuar nga tymi.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar te spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin e këtij spitali,
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria Qytetarët në Zvicër besojnë te institucionet më shumë se në vendet e tjera të OECD-së... -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone












