Kosova
Greqia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, ka deklaruar se vendi që ajo udhëheq nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën. “Qëndrimi i Greqisë, një nga të paktët anëtarë të BE-së që nuk e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, mbetet i njëjtë”, shkruan Politika.rs, përcjell albinfo.ch.
“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të gjithë rajonit, që dhe është synimi ynë strategjik”, ka thënë Sakelaropoulou, përcjell albinfo.ch. Presidentja greke thotë se ka shtuar politikat ndaj Kosovës në përputhje me pozicion e mëhershëm dhe, sipas saj, promovon zhvillimin dhe forcon stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











