Kosova
Digjen edhe tri vetura në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës në Veri të Kosovës janë djegur edhe tri vetura të tjera. “Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftim, përcjellë albinfo.ch.
Gjatë së shtunës edhe shefi i kabinetit të presidentes, Blerin Vela njoftoi për djegien e veturave. “Kampanja kriminale për djegien e veturave në Veri të Kosovës vazhdon. Edhe tre vetura të tjera janë djegur këtë mëngjes”, ka shkruar Vela, duke shtuar se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë, përcjellë albinfo.ch.
Vela tutje thotë se “strukturat ilegale të Serbisë po targetojnë qytetarë serbë që i konsiderojnë të afërt me institucionet e Kosovës”, përcjellë albinfo.ch.
Me afrimin e datës së zgjedhjeve 23 prill ka nisur djegia e veturave në katër komunat veriore të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno













