Kosova
Kurti: Tashmë qytetarët mund të ndihen evropianë
Pas nënshkrimit të vendimit për liberalizim të vizave, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka thënë se Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave.
Sipas kësaj zyre, Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë.
“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Roswall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në reagimine Zyrës së Kryeministrit.
Vendimi i nënshkruar sot, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit.
Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.
“Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno












