Kosova
Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik
Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim edhe në ekonominë e Kosovës
Sipas analistëve, liberalizimi i vizave për Kosovën do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Duke folur për Radio Kosovën, ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qytetarët e Kosovës në aspektin ekonomik do të kenë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneritetit në vendet e BE-së dhe mundësi për depërtim në treg, përcjell albinfo.ch.
Kosova ka humbur shumë mundësi të mira ekonomike e fusha të tjera nga moslëvizja e lirë drejt vendeve të BE-së. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka rëndësi ekonomike, psikologjike, politike dhe gjeostrategjike. Sipas tij, në aspektin ekonomik do të ketë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneriteti, mundësi të teknologjisë, mundësi për arsim e depërtim në treg.
“Në sektorin e drurit kemi pasur humbje të mëdha gjatë eksportit, sepse kemi eksportuar produkte të gatshme, por në pamundësi të montimit dhe përcjelljes që do të shtonin vlerën e eksportit. Kjo do të jetë një perspektivë. Shqetësuese mund të jetë që do të ketë një fluks të madh të lëvizjes dhe një sfidë për diasporën, sepse mund të ketë edhe rënie të remitancave nga diaspora në Kosovë, sepse është e pamundur që ta bartin barrën edhe të vizitave në Kosovë edhe mbajtjes së familjarëve atje”, ka theksuar Gërxhaliu.
Edhe ekonomisti Muhamet Mustafa, duke folur për Radio Kosovën vlerëson se kjo është një ngjarje historike për vendin dhe qytetarët e Kosovës. Liberalizmi i vizave ka efekte pozitive në shumë fusha, thotë Mustafa.
“Me këtë lehtësohet komunikimi i drejtpërdrejtë dhe transaksionet biznesit, marrëveshjet, partneritetet stimulohen ndërmjet vendeve anëtare të BE-së. Është më rëndësi jo vetëm në aspektin e këmbimit të mallrave, por edhe në përgjithësi në avancimin e kërkimeve shkencore, edukimit kulturor-arsimor, sportiv, dhe komunikimi në këto fusha patjetër që ngrit nivelin në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se liberalizimi do t’ia kursejë Kosovës rreth 20 milionë euro në vit. Përmes një njoftimi, në AKB kanë vlerësuar se kosovarët paguanin shumë kosto të lartë financiare kohore për të marrë një vizë biznesi, bashkim familjar, vizë turistike apo pune, derisa termini për viza kishte kosto të lartë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











