Kosova
As pas liberalizimit, kosovarët nuk mund të udhëtojnë në Spanjë
Edhe pas liberalizimit të vizave, që vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, qytetarët që kanë pasaporta të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, përcjellë albinfo.ch.
Një gjë e tillë vjen pasi që ky vend anëtar i Bashkimit Evropian nuk i njeh pasaportat e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper.
E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e përmendur në mënyrë specifike këtë vend, vetëm ka thënë se liberalizimi nuk do të vlejë për “një shtet”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, pos një vendi, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë bartësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, pos në njërin prej tyre”, raporton REL.
Spanja, e cila prej 1 korrikut merr edhe kryesimin e Bashkimit Evropian, është më e zëshme sesa katër vendet tjera të BE-së që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.
Megjithatë, gjatë procesit të miratimit të vendimit për vizat, Spanja nuk ka kundërshtuar. Vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën janë: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, por njohin pasaportat.
Më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimin për vizat, që parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues Këshilli Federal këtë javë hodhi poshtë mocionin e paraqitur në mars nga dy parlamentarë të Qendrës... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit












