Kosova
Rusia kërkon themelimin e Asociacionit
Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i dakorduar nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, tash po e kërkon zbatimi i tij edhe Rusia, përcjell albinfo.ch.
Radio Evropa e Lirë shkruan se Asociacioni mund të jetë temë e diskutimit në Nju-Jork, përkatësisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtë e ka paralajmëruar ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.
Ai ka thënë se vendi “angazhohet për një diskutim produktiv për thelbin e problemeve, që janë vërtet akute për serbët, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, ka marrë kryesimin njëmujor të këtij organi në muajin prill. Kjo përkon me seancën e rregullt për Kosovën, e caktuar për datën 27 prill, shkruan REL.
Naim Beshiri thotë se ndërhyrja e Rusisë për formimin e Asociacionit ka të bëjë “më shumë me rrethanat politike ditore në Rusi dhe Serbi”, sesa “me kontributin për paqe në Ballkan”. “Nëse nuk e njohin Kosovën, atëherë nuk i njohin as ligjet e saj. Por, ndoshta, Rusia mund ta shfrytëzojë mundësinë për të ndikuar te liderët politikë të serbëve në Kosovë dhe autoritetet në Serbi, për të gjetur mënyra që Asociacioni të ketë kompetenca që mund ta minojnë shtetësinë e Kosovës”, thotë Beshiri për REL.
Sipas tij, është e qartë se pala kosovare nuk do të pajtohet me këtë. “Ne kemi dy kërkesa të kundërta. Nga njëra anë, Prishtina, e cila e sheh Asociacionin si diçka pak më të fuqishme se një organizatë joqeveritare. Dhe Beogradi, i cili mund të dëshirojë ta shohë atë si një lloj organi republikan të Kosovës që do ta kishte të drejtën e vetos”, shton Beshiri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












