Kosova
Pse është i rëndësishëm gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së?
Gjyqi ndaj ish presidentit të Kosovës, si dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi me 3 prill. Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Sipas aktakuzës të paktën 440 persona, shqiptarë, serbë, romë, boshnjakë dhe malazezë, të cilët nuk morën pjesë në konflikt, u ndaluan në mënyrë të paligjshme. Të paktën 102 nga ta, sipas akuzës, nuk u mbijetuan krimeve të kryera ndaj tyre, shkruan Zëri i Amerikës.
“Gjyqi është momenti për të ndriçuar të vërtetën e plotë për viktimat e krimeve të rënda. Bëhet fjalë për njerëz që janë keqtrajtuar ose vrarë, jo vetëm serbë dhe romë, por edhe shqiptarë etnik. Procesi tregon se ata që kryejnë abuzime mund të mbajnë përgjegjësi. Këtë duhet ta kenë parasysh ish udhëheqësit e kohës së luftës të Serbisë dhe autoritetet që i mbrojnë ata. Edhe pse kjo ka të bëjë me gjyqin ndaj zotit Thaçi, është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh mosndëshkimi që ekziston në Beograd”, tha për Zërin e Amerikës Elizabeth Evenson, drejtoreshë e Programit për Drejtësi Ndërkombëtare të organizatës joqeveritare Human Rights Watch, përcjellë albinfo.ch.
Evenson thotë se nëse ky proces do të kryhet në mënyrën e duhur do të sjellë paqen e qëndrueshme në rajon. “Ne besojmë se ky proces, nëse kryhet në mënyrë të drejtë dhe me një qasje të duhur, mund të ndihmojë paqen e qëndrueshme. Drejtësia dhe regjistrimi i keqbërjeve mungojnë në rajon, gjë që krijon një bazë për mitet dhe keqkuptimet që mund të përdoren nga politikanët manipulues. Ky dhe gjykime të tjera mund të ndihmojnë në vendosjen e themeleve për qëndrueshmëri dhe bashkëjetesë me respekt”, tha përfaqësuesja e Human Rights Watch për Zërin e Amerikës.
Pasojat e luftës për shumë familje në Kosovë janë të pamatshme. Së paku 1600 anëtarë të tyre janë ende të zhdukur. Mes tyre janë më shumë se 1 mijë e 100 shqiptarë, rreth 450 serbë, si dhe viktima të kombësisë boshnjake dhe rome. Sipas Evenson, ky proces mund të ndikonte edhe në zbardhen e fatit të të pagjeturve.
“Ne po shohim përparim në këtë çështje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Trajtimi i fatit të të zhdukurve duhet të jetë një element thelbësor i diskutimeve dhe marrëveshjeve të ardhshme, pasi është thelbësor për dinjitetin, respektin dhe drejtësisë. Kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet të jemi të qartë rreth mbulimit masiv, sistematik dhe të organizuar të transferimit të trupave të qindra shqiptarëve. Ishte një veprim i bashkërenduar, prandaj autoritetet e Serbisë kanë mundur të hedhin dritë deri tash mbi atë që ka ndodhur, kush e ka urdhëruar dhe ku janë trupat e tjerë”, u shpreh ajo, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet











