Kosova
Kurti: Isha i gatshëm të nënshkruaja draftin e Asociacionit
Gjatë së martës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ishte i gatshëm të nënshkruaj draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Në takimin e Ohrit kam pranuar që draft-statutin ta shkruaj unë por me ato tri shtyllat parimore që duhet pranuar parimisht. Një gjë e tillë u refuzua dhe mua mu tha nga ndërmjetësit që këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues si pasojë e marrëveshjeve të mëhershme në dialogun e Brukselit para një dekade”, ka thënë ai.
“Pra tash i përket ndërmjetësit që ta përcaktojë agjendën e takimit të datës 2 maj, ndërkaq unë do ta takoj në një konferencë ndërmjetësin Lajçak. Nuk ka anëtar të grupit punues nga ana jonë. Unë e kam zëvendësin tim i cili në portofolin e tij është përgjegjës për integrimet evropiane. I përket ekipit menaxhues që të shfaqet por ministri Elbert Krasniqi i ka bërë ftesë për takim atyre por që nuk kanë pranuar”, është shprehur ai, përcjellë albinfo.ch.
Me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen me 2 maj në Bruksel.
Në agjendë do të jetë deklarata e përbashkët për të pagjeturit dhe drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dy pikat urgjente të dala nga Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet













