Kosova
Kosova po importon energji elektrike
Statistikat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në shkurt të këtij viti energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 713.21 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh, ose 1.4% më i vogël, krahasuar me muajin njëjtë të vitit paraprak, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%.
Gjatë muajit shkurt 2023, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termocentralet ishte 485.37 GWh, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 26.51 GWh, dhe prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe ajo solare ishte 42.7 GWh.
Ndërkaq, sipas njoftimit të ASK-së, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Ndërsa, në janar vendi kishte importuar energji elektrike 348.09 GWh apo 45.76 GWh më shumë se në shkurt të këtij viti.
ASK ende nuk ka publikuar raportin e gjerë se prej cilit vend Kosova importoi energjie elektrike.
“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.95 mijë tonë, ose 1.64% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno













