Kosova
Vjosa Osmani në RMV: Në fokus, marrëdhëniet dypalëshe
Sot, presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Pendarovski dhe presidentja Osmani-Sadriu zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve.
Në fokus të bisedimeve janë marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe mundësitë për avancimin e tyre, perspektiva evropiane e dy vendeve, zhvillimet aktuale në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe situata në rajon dhe më gjerë në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Pas mbledhjes plenare të delegacioneve, është paraparë që presidenti Pendarovski dhe presidentja Osmani-Sadriu të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Në kuadër të vizitës zyrtare, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe do të mbajë fjalim në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë të enjten (27.04.2023) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, për vizitë zyrtare do të qëndrojë edhe në Komunën e Tetovës, ku do të zhvillojë takim me kryetarin Bilall Kasami.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno











