Kosova
Osmani: Me Maqedoninë e Veriut do të bashkëpunojmë ngushtë drejt Bashkimit Evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtarë në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në takim nga presidenti, Stevo Penderovski, përcjell albinfo.ch.
Më anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë synim për bashkëpunim të ngushtë drejt Bashkimit Evropian.
“Sot, me Presidentin Stevo Pendarovski diskutuam hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona, mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, tha Osmani.
“Raportet mes vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellë dhe bëhen edhe më të fuqishme me kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno













