Kosova
Bislimi kritikon palën serbe për mungesë gatishmërie për diskutim
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Serbisë i intereson vetëm Asociacioni.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës për dialogun me Serbinë, ka folur pas takimit të sotëm me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Bislimi ka thënë në këtë takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë edhe se sot është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me marrëveshjen e 27 shkurtit.
Me këtë rast, Bislimi ka kritikuar palën serbe për mungesë gatishmëri që të diskutohet. Zëvendëskryeministri ka njoftuar edhe se situara në veri nuk ka qenë fare pjesë e diskutimeve.
‘‘Unë mendoj që rezultati as nuk është dashur të pritet sot. Është thellim i diskutimeve në mënyrë që ta kem të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe se ku duam të shkojmë. Gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes bazike të 27 shkurtit”, ka thënë Bislimi.
Ai ka theksuar se Serbisë i intereson vetëm Asociacioni.
“Pala serbe ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtuar fare sot. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat na i ka sjell zoti Lajçak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë’’, ka thënë Bislimi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














