Kosova
Walker: I padrejtë presioni që po i bëhet Kosovës
Ish-shefi i OSBE-së, William Walker, ka komentuar tensionet në veriun e Kosovës. Sipas tij, fajtori kryesor është shteti serb.
Walkwr theksoi se serbët lokalë gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi.
“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës, andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni, tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet të ndodhë, por për mendimin tim, Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës”, tha Walker për Tëvë 1
Walker vlerëson se Serbia është duke u toleruar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Kosova është duke u përballur me presione.
Ai tutje thotë se Kosova është një shtet sovran dhe ka një kryeministër që ka mbështetje të madhe.
“Si rezultat i këtyre zhvillimeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës. Sinqerisht nuk jam duke e kuptuar këtë presion që po i bëhet tash e sa kohë kryeministrit Albin Kurti. Ky presion nga SHBA-ja nuk po bëhet ndaj vetëm ndaj kësaj qeverie, por edhe atyre të mëparshme. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, ai ka marrë mbështetje që të bëjë më të mirën për vendin dhe konsideroj se është duke e bërë këtë gjë. Me vjen keq që si rezultat i këtyre zhvillimeve janë dëmtuar raportet me SHBA-në, me aleatin më të rëndësishëm që ka Kosova. Në anën tjetër, duke e toleruar vazhdimisht Serbinë me këto veprime, asnjëherë nuk do të ketë qetësi në veriun e Kosovës”, theksoi Walker.
BE dhe SHBA-ja po kërkojnë që sa më shpejt të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, dhe palët të rikthehen ne tryezën e bisedimeve.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Kosova përfaqësohet në St. Gallen Symposium 2026, fokus në sfidat globale dhe rolin e politikës Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në... -
A duhet të ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla? Debati në Zvicrën gjermanishtfolëse -
Italia kërkon 300 mijë euro dëmshpërblim për tragjedinë në Crans-Montana -
Autoritetet zvicerane: Nuk kemi prova nëse Epstein kishte prona në Zvicër -
Çmimet e pronave luksoze në Zvicër vazhdojnë të rriten












