Kosova
U arrestua një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it
Aksioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut
Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, përcjell albino.ch.
Sipas autoriteteve të Kosovës, ai është një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile'”.
Në këtë rast, Policia e Kosovës është sulmuar nga protestuesit me gurë dhe mjete të tjera të forta. Tensionet në veri vijnë pak pas konferencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku bëri të ditur se i ka propozuar shefit të BE-së për Politikë të Jashtme një dokument pesëpikësh për depërshkallëzimin e veriut.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane Sipas vlerësimeve, më shumë se 30 mijë amerikanë kanë hequr dorë nga shtetësia amerikane në dekadën... -
SHBA kërcënon BE-në -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud












