Kosova
Macron, Scholz dhe Meloni, letër Kurtit për situatën në veri
Në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka arritur një letër nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelar gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Gazeta Express ka kuptuar përmes burimeve se në këtë letër i kërkohet edhe një herë kryeministrit Kurti depërshkallëzim të tensioneve në veri, përcjell Albinfo.ch.
Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi ttë Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për Kurtin që u publikua dje, mirëpo jo me kërkesa të detajuara.
Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar një njoftim deri tani për letrën e pranuar e as për përmbajtjen e saj.
Ndërkohë, letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e dy kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?













