Kosova
Kurti dhe Gërvalla japin detaje për gjendjen shëndetësore të policëve të rrëmbyer
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media kanë bërë të ditur detaje pas vizitës te policët që u rrëmbyen nga njësitet speciale të policisë së Serbisë.
“Rrëfimi i policëve, të tre kanë qenë bashkë duke ngrënë bukë kur janë rrethuar nga 15 persona. Kjo heqë cdo dilemë edhe për ata që duan të jenë skeptikë. Për të drejtën e Kosovës, se Serbia ka kryer agresion. Tryeza e improvizuar ndodhet shtatë metra largë veturës. Gjithësesi në brendi të territorit”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkohë, ministrja Gërvalla ka treguar edhe për gjendjen e tyre shëndetësore.
“Donika Gërvalla Schwarz
Vizita është realizuar në qendrën e paraburgimit në Kralevë, ku ata po mbahen nën akuzën për armëmbajtje pa leje. Takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili. Ata kanë shpjeguar rastin dhe kanë theksuar. Më 14 qershor 2023 rreth orës 12:30, duke ngrënë drekën janë rrethuar nga rreth 15 persona që i kanë sulmuar e carmatosur e me thes në kokë i kanë dërguar në veturat e tyre. Disa prej pjesëtarëve të policisë serbe kanë shkrepur me armë në ajër”, ka treguar Gërvalla, përcjell albinfo.ch.
Tutje ajo thotë se fillimisht policët janë dërguar në Rashkë, pastaj në Beograd dhe më 16 qershor janë dërguar në Kralevë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?










