Kosova
Del në konsultim publik Udhëzimi Administrativ për largimin e krerëve të komunave
Qeveria e Kosovës ka nxjerrë në konsultim publik Udhëzimin Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.
Në nenin 1 të këtij Udhëzim Administrativ thuhet se udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativave të qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, përcjell Albinfo.ch.
Sipas, nenit 4, inicimi i kërkesës për largimin e kryetarit të komunës thotë se secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës dhe se secili qytetar apo grup qytetarësh që ndërmarrin iniciativën për largimin e kryetarit të komunës do të caktojnë një person përgjegjës që shërben si pikë kontakti.
Ndërkaq, neni 5, thotë se në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet për qind (20%) e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtij Udhëzimi Administrativ./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali Adile Jashari u vlerësua me çmimin “Ricerca Stilistica”, ndërsa pesë studente të UBT-së prezantuan krijimet e... -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













