Kosova
Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës: Në Banjskë janë 30 persona të armatosur rëndë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në fshatin Banjskë të Zveçanit gjenden së paku 30 persona të armatosur rëndë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në konferencën për media ai ka kërkuar që sulmuesit të dorëzohen te organet e sigurisë, shkruan albinfo.ch.
“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe e kanë plagosur Alban Rashitin”, ka thënë ai.
Ai ka shfaqur disa fotografi, përmes të cilave ka thënë se njerëz të armatosur rëndë me pajisje ushtarake, me maska, janë rrotull Manastirit në Banjskë të Zveçanit.
“Organet e sigurisë dhe prokuroria do të zhvillojnë hetimet për t’i kuptuar këto uniforma, të cilat siç shihet përveç xhipave, kanë edhe një autoblindë aty. E vëreni se ka një gjoksore që është tipike për uniformën dhe pajisjet në vendluftime. Është paraqitur një formacion i organizuar që ka ardhur të luftojë në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, vrasja e sotme duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale që e cenojnë sigurinë e rendin kushtetues.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










