Kosova
Kurti: Shteti serb kishte qëllim gjakderdhjen në Kosovë
Pluralizmi politik, te të gjithë, është jetik për demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të dielën është cenuar sovraniteti, integriteti territorial dhe siguria kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se sulmi i grupit terrorist ka dëshmua qëllimin dhe gatishmërinë e grupeve kriminale për gjakderdhje në Kosovë.
“Të dielën është cenuar sovraniteti shtetëror, integritet territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroristët, të cilët i kemi luftuar më shumë se dy vjet e gjysmë. Me 5 milionë vlerë të armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup të qindrave luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Ai duke iu referuar nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, si prijës i këtij grupi terrorist, tha se kjo dëshmon rolin e drejtpërdrejtë të Serbisë në këtë aksion.
“Aty janë përfshirë individë të sanksionuar nga SHBA-ja e Britania për aktivitetet kriminale dhe janë në kërkim nga institucionet e Kosovës për vepra penale. Ata shfaqën krah për krah në tryeza në Beograd e në Rashkë me Vuçiqin, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejtë të shtetit serb në Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai ka lavdëruar Policinë e Kosovë për guximin dhe profesionalizmin e treguar në përballje me këtë grup, duke shtuar se ky është suksesi më i madh që pas shpalljes së pavarësisë.
Kurti ka thënë se zhvillimet e së dielës shfaqin domosdoshmërinë për bashkëpunim më të madh me faktorin ndërkombëtar në ruajtjen e kufirit me Serbinë.
Ai ka thënë se pas dokumentimit për pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në sulmin në Banjskë, është vërtetuar edhe se është jetike ringjallja e pluralizimit politik për serbët e Kosovës.
“Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











