Kosova
Përmes një letre, Radoiçiqi pranon pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë
Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq përmes një letre që e ka lexuar avokati i tij, Goran Petronijeviq në një konferencë për media, e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ditën kur u sulmua Policia e Kosovës.
“E informoj publikun e gjerë se së bashku me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023, kam ardhur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ishte që ta trimërojmë popullin serb nga ky rajon, në ofrimin e rezistencës ndaj terrorit të regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që këtij terrori i është nënshtruar për çdo ditë dhe për krijimin e kushteve për përmbushjen e ëndrrës së çlirimit të popullit tim në veri të Kosovës”, ka thënë ai.
Përmes letrës, ai është shprehur se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjen e asaj dite, përcjell albinfo.ch.
“I informoj të gjithë përndjekësit kujdestarë të popullit serb, nisur nga Kurti e deri te ndihmësit e tij të shumtë ndërkombëtarë, se i kam kryer personalisht të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë nga okupatorët dhe ky akt i imi nuk ka pasur kurrfarë karakteri e as qëllimi tjetër, dhe nuk ka kurrfarë lidhje me angazhimin tim më të hershëm politik”, thuhet në letrën e Radoiçiqit.
Në letër, thuhet se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ishte aksidentale, teksa ndër të tjera, ai ka thënë se për sulmin nuk kanë pasur dijeni as strukturat qendrore në Serbi e as ato lokale në veri të Kosovës.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?












