Kosova
Stano: Policia e Kosovës ka mandat për t’i hetuar sulmet, Serbia e ka obligim të bashkëpunojë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se Policia e Kosovës ka mandat t’i hetojë sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, teksa tha se Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte.
Stano e ka përsëritur se Bashkimi Evropian është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur, dhe në bazë të tyre të merren vendimet apo masat eventuale ndaj Serbisë.
I pyetur për deklaratat e Beogradit se EULEX-i nuk është lejuar të marrë pjesë në hetime, Stano ka thënë se “EULEX-i nuk ka nevojë për zëdhënës që flet në emër të këtij misioni, përcjell albinfo.ch.
“Secilën ditë dalin dëshmi të reja. Nuk i komentojmë, por presim rezultate përfundimtare që i sqarojnë të gjitha rrethanat e sulmit terrorist. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. BE ka thënë qartë se jemi gati të vendosim masa edhe ndaj Serbisë, nëse vendet anëtare vlerësojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe hetimet i bën Policia e Kosovës.
“Kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe hetimet i bën Policia e Kosovës. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me të”, tha Stano.
Ndër të tjera, ai ka thënë se vazhdimi i dialogut është mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet.
“Duhet të rifillojmë dialogun, sepse është rruga e vetme për normalizim të raporteve. Sikur të kishte normalizim, nuk do të kishim situatën që kemi. Prandaj, bëjmë thirrje nga BE-ja dhe partnerët që palët t’i kthehen dialogut”, ka thënë Stano.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?










