Kosova
Gërvalla: Nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Vuçiqin, mund të ketë luftë
Ministrja e Jashtme e Kosovës ka komentuar zhvillimet politike pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ajo në një intervistë për televizionin publik gjerman tha se nëse bashkësia ndërkombëtare e toleron presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ketë qasje të njëjtë, mund të ketë luftë.
“Kjo nuk është hera e parë që Vuçiqi sjell trupat ushtarake në kufi me Kosovën. Kjo nuk është hera e parë që ai kërcënon me luftë. Presidenti serb ka treguar para tetë ditësh se cili është plani i tij dhe plani i tij është okupimi i një pjese të Kosovës. Kjo s’do të ndodhë. Kjo përpjekje ka dështuar dhe si shkak i kësaj një polic yni është vrarë. Dhe, grupi terrorist ka qenë i përgatitur për të kryer një sulm me 400 persona. Dhe, për fat të mirë kjo ka dështuar dhe ne nuk e dimë se cili është plani i tyre për të ardhmen”, tha kryediplomatja Gërvalla.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026











