Shqipëria
Shqipëria e treta në botë për numrin e turistëve
Shqipëria ka shënuar rritje të numrit të turistëve prej 56%.
Kjo ka bërë që të renditet e treta në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën janar-korrik 2023.
Para Shqipërisë renditen Katari dhe Arabia Saudite për të huajt që vizituan këto vende në shtatë muajt e parë të vitit, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se kjo arritje është rezultat i punës së të gjithëve në sektorin e turizmit.
“Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit. Së bashku e kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë atë çdo vit gjithnjë e më të mirë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Rama ftoi udhëtarët të bëjnë Shqipërinë pjesë të destinacioneve të tyre dhe të zbulojnë vendin tonë.
“Nga brigjet e diellit të rivierës shqiptare deri te bukuria historike e Gjirokastrës, ne kemi diçka për të gjithë. Për udhëtarët në mbarë botën: ejani të zbuloni perlë që është Shqipëria, pasuruar nga përpjekjet e sektorit tonë të jashtëzakonshëm të turizmit”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













