Kosova
Politikani serbe thotë se Radojiçiq u lirua në marrëveshje me qeverinë e Serbisë
Milan Radoiçiq u arrestua të martën nga autoritetet e Serbisë nën dyshimet për tregti me armë e u lirua nga mbajtja të mërkurën.
Lidhur me këtë ka folur politikani serb Zdravko Ponosh. Ai thotë se lirimi i tij erdhi në marrëveshje me qeverinë serbe.
“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur nga qeveria me të”, tha ai për gazetën Danas.
Kryetari i partisë Qendra e Serbisë shtoi se e ardhmja e Milan Radoiçiq do të varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Kujt Vuçiq i detyrohet më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij”, tha Ponosh, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë Ushtria zvicerane po zhvillon trajnime për gjuajtje me helikopterë në Francë. Për shkak të kapaciteteve të... -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në -
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre?












