Kosova
A do të takohen Osmani dhe Vuçiq në Granadë?
Mësohet se në qytetin spanjoll të Granadës sot mbahet Samiti i tretë i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane. Një nga temat kryesore të takimit do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në samitin e sotëm marrin pjesë edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në bisedime me kolegët udhëheqës, do të diskutojë „sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksojë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”.
Gazeta britanike The Guardian, duke cituar burime të paidentifikuara, shkruan se ka përpjekje për organizimin e takimit të presidentes Osmani me presidentin e Serbisë Vuçiq “me gjithë armiqësinë politike mes dy vendere”.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Pamje e rrallë në Liqenin e Konstancës, shfaqet një “tornado uji” gjigant Qytetarët në Zvicër mbetën të habitur nga fenomeni i rrallë atmosferik.... -
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër -
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës













