Kosova
Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur nuk të pëlqen mesazhi, sulmon lajmëtarin
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë fjalës së tij në forumin 2BS në Mal të Zi tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjëra.
Ai po ashtu i është përgjigjur edhe deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në akuzat e këtij të fundit se Lajçak po anon nga Serbia në dialog.
“Kur nuk të pëlqen mesazhi, tenton ta sulmosh lajmëtarin, kështu funksionon. Dialogu ka qenë këtu që nga viti 2011, ka pasur qeveri të ndryshme dhe ndërmjetës të ndryshëm, por dialogu është një ngjarje. Nuk ka të ardhme evropiane pa normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka normalizim pa dialog”, u shpreh Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Sipas Lajçakut, BE-ja është më e gatshme për Ballkanin Perëndimor se që është Ballkani Perëndimor për BE-në, shkruan koha.net.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












