Kosova
Këshilltarja lokale e BE-së, nga Austria: T’i hiqen sanksionet Kosovës, t’i vendosen Vuçiqit
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, nga Austria, Kati Schneeberger, ka reaguar pas sekuestrimit të armatimit, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake sot në operacionin në veri nga policia e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ajo ka thënë se shpreson që të gjithë ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
“Më shumë armë janë sekuestruar sot në veri, duke dhënë një ide për shkallën e mundshme të sulmit terrorist në Banjskë. Rreziku ende nuk ka kaluar. Shpresoj që të gjithë ta kenë kuptuar se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë = Vuçiq/Serbi. Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe ndaj Vuçiqit të merren masa aq të dhimbshme për të, saqë ai vjen në vete, ndal përshkallëzimin e tij dhe punon seriozisht për zgjidhjen e konfliktit”, ka shkruar ajo.
More weapons were seized in the north today, giving an idea of the potential scale of the terrorist attack in Banjska. The danger is not over yet. I hope that everyone has now realised how dangerous the real escalator = Vucic/Serbia is.
We do not need another place of terror… pic.twitter.com/I6qQSGKXtt
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) October 14, 2023
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë Kompania nga Allschwil u dhuron punonjësve orët e humbura për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e... -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi -
Pamje e rrallë në Liqenin e Konstancës, shfaqet një “tornado uji” gjigant -
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër












