Kinema
Në episodin e ri të serialit “The Crown” shfaqet gjenocidi serb në trojet shqiptare
Në episodin e ri të serialit “The Crown” shfaqen pamjet e luftës në Kosovë, shikuesit e Netflix njihen me gjenocidin serb në trojet shqiptare
Bëhet e ditur se në serialin e shumë shikuar britanik “The Crown” që pasqyron jetën e Familjes Mbretërore në Britaninë e Madhe, ka publikuar tashmë sezonin e gjashtë të tij, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky sezon është më i veçantë për shqiptarët e Kosovës, pasi në politikat e shtjelluara në tematikën e serialit është Lufta e fundit në Kosovë (1997-1999).
Në episodin e gjashtë të quajtur “Ruritania”, aktori Bertie Carvel mund të shihet teksa portretizon ish-kryeministrin britanik Tony Blairin në serial, duke mbështetur vendimin e NATO-s për të nisur një fushatë ajrore 78-ditore kundër forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.
“Milosheviç është një diktator monstruoz, që kryen persekutimin sistematik dhe të dhunshëm të civilëve të pafajshëm. Ju këmbëngulët që Perëndimi të mos qëndrojë më në këmbë derisa të ndodhë gjenocidi dhe masakrat”, dëgjohet mes të tjerash duke u thënë fjalimin e Blairit në serial, i cili e njeh botën edhe më mirë me krimet makabre të Serbisë të kryera në Kosovë.
Episodi shoqërohet me pamje të vërteta të incizuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku mund të shihet persekutimi i shqiptarëve nga reperesioni serb dhe shenjat e gjenocidit që ky shtet bëri në Kosovën e fundit të viteve 90-a.
Në serialin “The Wcorwn” gjithashtu theksohet se si djemve të lindur në Kosovë pas luftës ndonjëherë u jepej emri Toni ose Tonibler, për nder të Blair dhe rolit të tij.
“The Crown” është një serial i zhanrit dramë, i regjisorit Peter Morgan, dhe është pjesë e gjigantit Netflix.
Seriali tregon jetën e Mbretëreshës Elizabeth II nga vitet 1940 deri në kohët moderne. Seriali fillon me një vështrim të brendshëm të mbretërimit të hershëm të mbretëreshës, e cila u ngjit në fron në moshën 25-vjeçare pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI.
Me kalimin e dekadave, zbulohen intrigat personale, romancat dhe rivalitetet politike që luajtën një rol të madh në ngjarjet që formësuan vitet e mëvonshme të shekullit të 20-të.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












