Kosova
Presidentja Osmani: Është e domosdoshme që Kosova të anëtarësohet në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat mëtojnë një gjë të tillë, do të mund të ketë efekt për stabilitet afatgjatë për rajonin.
“Duke ditur sfidat e sigurisë në të cilat po kalon kontintenti e rajoni është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe, vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteve të Ballkanit Perëndimor të cilat mëtojnë një gjë të tillë, do të mund të ketë efekt për stabilitet afatgjatë për rajonin tonë”, ka deklaruar presidentja Osmani.
E para e vendit në një konferencë të përbashkët me homologun nga Bullgaria, Rumen Radev, ka thënë se është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe.
Ajo ka falënderuar Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që ta mbështesë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Osmani ka deklaruar se shpreson edhe në anëtarësimin në BE, duke shtuar tutje se mosanëtarësimi jep mundësi për destabilizim.
“Udhëheqja e guximshme dhe vendimet dhe vendimtare të aleatëve tanë janë të nevojshme për të përshpejtuar pranimin bazuar në merita të vendeve të rajonit në BE dhe NATO. Çdo hezitim do të krijonte boshllëk, duke u dhënë mundësi aktorëve keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por rajonin”, ka theksuar Osmani.
Ndryshe, presidenti i Bullgarisë po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











