Kosova
NATO-ja, udhëheqëse e procesit të hapjes së linjave ajrore ndërshqiptare
Aleanca Veri-Atlantike ka thënë në një deklaratë se hapja e linjave të reja ajrore që u krijuan sot në gjithë hapësirën ajrore shqiptare janë rezultat i përpjekjeve të kryera nën një proces të udhëhequr nga NATO që synon normalizimin e trafikut të aviacionit civil në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Sipas NATO-s, linjat e reja do të ndikojnë pozitivisht në aviacionin civil dhe do të ofrojnë përfitime të konsiderueshme, duke përfshirë kohë më të shkurtra fluturimi, konsum më të ulët të karburantit dhe reduktim të ndotjes, transmeton Albinfo.ch.
“NATO ka mbështetur procesin e normalizimit të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovë që nga viti 1999, duke udhëhequr konsultimet e njohura si ‘Takimet e Normalizimit të Aviacionit Ballkanik’. Në këto takime marrin pjesë rregullisht përfaqësues të vendeve aleate, autoritetet e navigacionit ajror, autoritetet ushtarake kombëtare dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse, duke përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit dhe EUROCONTROL, ndër të tjera”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Tutje theksohet se në vitin 2014 hapësira e sipërme ajrore mbi Kosovë u rihap dhe kjo u bë e mundur nga kontributet e ofruara nga Hungaria dhe roli i kryer nga Ofruesi i saj i Shërbimit të Navigimit Ajror (HUNGAROCONTROL), i cili mori përsipër përgjegjësinë për të kontrolluar fluturimet.
“Në vitet e fundit, përmes Takimeve Ballkanike për Normalizimin e Aviacionit, NATO lehtësoi zyrtarizimin e një Marrëveshje Kornizë ndërmjet KFOR-it dhe Islandës. Autoriteti i Sigurisë së Transportit të Islandës (ICETRA) tani po vepron si funksion i mbikëqyrjes së sigurisë në mbështetje të komandantit të KFOR-it, i cili ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës së poshtme ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. ICETRA kryen shqyrtimin e të gjitha zgjidhjeve teknike që mundësojnë vendosjen e rrugëve të reja direkte, në hapësirën e poshtme ajrore, ndërmjet Prishtinës dhe qyteteve të tjera”, përfundon njoftimi i NATO-s./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë Kodi Penal Zviceran ndalon denigrimin, talljen ose fyerjen e një feje. JGLP po bën thirrje që... -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër











