Kosova
BE-ja, mesazh Kosovës dhe Serbisë
Zbatim i plotë i Marrëveshjes bazike s’ka lidhje me vendimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi ajo është organizatë tjetër e pavarur evropiane, prandaj u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Serbia e shkeli këtë Marrëveshje kur votoi kundër raportit të raportueses për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës këtë javë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes pa marrë parasysh.
“Pa marrë parasysh këto veprime në Këshillin e Evropës, kur është fjala te dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha pjesët e Marrëveshjes nga viti 2023, për rrugën drejt normalizimit të zbatohet me shpejtësi, në besim të mirë dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, ashtu siç palët ishin pajtuar me aneksin e implementimit në Ohër”, tha Stano.
Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në shkurt 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Dhe, sipas nëntit 4 të Marrëveshjes së shkurtit, Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Stano nuk u përgjigj drejtpërdrejt i pyetur rreth këtij neni, por ka përsëritur se, siç thuhet edhe në Aneksin e Ohrit për zbatim të Marrëveshjes, të gjitha pikat duhet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
“Këshilli i Evropës luan rol qendror në promovimin e vlerave fondamentale evropiane dhe standardeve të përbashkëta, përfshirë edhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. U takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me këtë organizatë, përfshirë edhe anëtarësimin”, shtoi ai.
Ai në veçanti e ka përmendur detyrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe në Kosovë.
“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është rruga më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë”, shtoi ai.
Stano i akuzoi të dyja palët për moszbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
“Është për keqardhje se, përkundër përpjekjeve nga ana e BE-së dhe bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare, deri me tash progresi në zbatimin e obligimeve nga kjo Marrëveshje ka qenë shumë i limituar, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia”, theksoi Stano.
Më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku u rekomandua që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Raporti u miratua me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim.
Kundër kanë votuar dy deputetë nga Serbia, një nga Mali i Zi dhe një nga Bosnjë e Hercegovina.
Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve












