Kosova
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës
Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i Universitetit të St.Gallenit, Prof. Dr. Christoph Frei
Me një prani masive të studentëve shqiptarë dhe të tjerëve, është mbajtur sonte në ambientet e Universitetit të St.Gallenit një mbrëmje debati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Organizuese e këtij aktiviteti ka qenë Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të St.Gallenit ndërsa debatin me Kurtin e ka zhvilluar profesori i këtij universiteti, Prof., Dr. Christoph Frei, shkruan albinfo.ch.
Tema e debatit të sontëm ishte “Investimi në të ardhmen e Kosovës”, dhe, siç doli nga debati, si njëri ndër burimet kryesore investimit në të ardhmen e Kosovës shihet edhe diaspora.
Në fjalën e tij të hyrjes kryeministri Kurti ka prezantuar punën e qeverisë që udhëheq në këtë periudhë prej afër katër vitesh. Ai ka radhitur arritjet e kësaj qeverie, në ekonomi, në shtetin e të drejtës, në mbrojtje etj., duke ilustruar këto arritje me të dhënat e publikuara nga institucionet ndërkombëtare të fushave përkatëse.
Më tutje, në debatin e udhëhequr nga profesori Frei, Kurti u është përgjigjur pyetjeve të tij, që kishin të bëjnë edhe me sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet qeveria e tij. Ai ka folur gjerësisht për nevojën e sjelljes së përvojave dhe kompetencave të fituara në Zvicër, nga shqiptarët që jetojnë këtu. Po ashtu kryeministri Kurti ka folur edhe për sfidat e sigurisë, me të cilat po përballet aktualisht Kosova, si pasojë e politikës agresore të Serbisë.
Albinfo.ch do të botojë nesër një artikull më të zgjeruar nga debati i zhvilluar në St.Gallen.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













