Lajme
60 për qind e fëmijëve rrihen nga prindërit
61.4 për qind e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, deklaruan se kishin pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët
Më shumë se 60 për qind e fëmijëve kosovarë keqtrajtohen fizikisht nga prindërit e tyre, si formë për disiplinim. Kështu thuhet në anketën e fundit të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republikën e Kosovës (2013-2014) publikuar së fudmi, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Sipas kësaj ankete, 61.4 për qind e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, deklaruan se kishin pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët gjatë muajit të fundit nga data e intervistimit.
Nga ky grup, 24 për qind, ose afërsisht 1 në çdo 4 fëmijë, pohuan se ishin ndëshkuar fizikisht, me 6 për qind të rasteve që thanë se kishin pësuar ndëshkim të rëndë fizik, raporton Lallxo.com. Ndërsa 31 për qind e fëmijëve thanë se nuk kishin përjetuar dhunë të asnjë lloji, qoftë fizike apo psikologjike.
Ndërsa, përgjigjet e fëmijëve nga etnitë e tjera (romë, shkali dhe egjiptianë), të cilat janë trajtuar në një pyetësor më vete, raportuan për dhunë fizike në masën 40 për qind, pra për 4 fëmijë në çdo 10 syresh.
Sipas të njëjtit vrojtim të UNICEF, kultura e disiplinimit të fëmijëve përmes dhunës është e përhapur, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Në Malin e Zi, 69 për qind e fëmijëve të intervistuar (viti 2013) deklaruan se kishin qenë viktima të dhunës psikologjike apo fizike. Nga ky numër, 30.8 për qind, pra gati 1 në 3 fëmijë, deklaruan se mbi ta ishte ushtruar dhunë fizike.
Çuditërisht, familjarët e rritur të shprehur në favor të disiplinimit të dhunshëm, ishin në përqindje shumë të vogël. “Vetëm 7 për qind e të anketuarve në familje besonin se ndëshkimi fizik ishte pjesë e nevojshme e edukimit të fëmijëve, çka përbën një kontrast të theksuar me normën e përhapur të disiplinimit fizik”, thuhet në shënimet e UNICEF për Malin e Zi.
Dhuna e ashpër fizike nënkupton goditjen e fëmijës në kokë, veshë apo fytyrë, apo goditjen e fëmijës me forcë dhe në mënyrë të përsëritur. Kjo anketë ndërkombëtare ende nuk realizohet në Shqipëri si dhe në vende të tjera.
Një dhunë e tillë inskenohet edhe në serialin humoristik “Çka ka shpia”, ku Hamdiu djali i madh i Xhekut, fëmijë problematik dhe disi i ngadaltë në veprime që kërkojnë inteligjencë nën mesataren, shpesh rrihet nga prindi. Madje Xheku krenohet që e ka disiplinuar fëmijën nga fillimi, duke i hyrë dajak.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të huajt që kërkojnë një jetë më të... -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës -
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos












