Lajme
Aksion policor, për shpëtimin e emigrantëve aziatikë
Rreth 120 refugjatë nga Afganistani e Siria po mbaheshin me dhunë në fshatin Vaksincë, nga një udhëheqës i trafikimit i njohur si “Ali Baba”
Në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion i gjerë i Policisë së Maqedonisë për të shpëtuar, siç thuhet, një grup refugjatësh nga Afganistani dhe Siria që po mbaheshin dhunshëm në tri shtëpi të fshatit Vaksincë të Kumanovës. Refugjatët, rreth 120 sosh, po mbaheshin me dhunë nga një udhëheqës i trafikimit i njohur si “Ali Baba”.
Mësohet se emigrantët janë keqtrajtuar në mënyrë brutale nga grupi i udhëhequr nga “Ali Baba”. Zhurnal kontaktoi me zëdhënësin e MPB-së Ivo Kotevski, mirëpo ai deklaroi se tani nuk mund të jepen informacione deri në përfundimin e aksionit policor.
Golgota e mbi 120 emigrantëve nga Siria dhe Afganistani të cilët me javë ishin mbajtur peng në disa shtëpi të fshatit Vaksincë të Kumanovës pritet të mbarojë së shpejti, transmetojnë mediet lokale ne Shkup.
Shqetësimet për marrjen e emigrantëve si pengje e bëri një media britanike e cila prezantoi dëshmi prekëse ku emigrantët në mënyrë çnjerëzore torturohen dhe plaçkiten në Maqedoni. Jozyrtarisht mësohet se pas këtij trafikimi me qenie njerëzore qëndrojnë çarqe të caktuara të cilët fitojnë shuma marramendëse për transportin e tyre deri në kufi me Serbinë.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?











