Lajme
Diaspora e RAE do ta ndiej dorën e shtetit
Ministri Valon Murati priti një grup të komuniteteve RAE nga diaspora dhe u premtoi atyre ndihmë në ruajtjen e identitetit, por edhe në mësimin plotësues
Ministri i Diasporës, Valon Murati u premtoi përfaqësuesve të komunitetit RAE (Romë, Ashkali dhe Egjiptian) që jetojnë në diasporë, se Qeveria e Kosovës do t’u dal në ndihmë edhe në ruajtjen e identitetit të tyre kulturor e kombëtarë, por edhe me mësimin plotësues në diasporë.
Murati priti në një bashkëbisedim të gjerë një grup të përfaqësuesve nga komunitetet RAE në diasporë, konkretisht nga Gjermania, Suedia e Zvicra, si dhe përfaqësues e aktivistë të shoqatave të ndryshme të këtyre komuniteteve në Kosovë.
Ai tha se Ministria e Diasporës bën përpjekje t’i realizojë disa qëllime, si ruajtja e identitetit kombëtar, organizmi i mësimit plotësues, krijimi i rrjeteve të të rinjve, bizneseve, organizmi i aktiviteteve të ndryshme, nëpërmjet të cilave krijohet një urë lidhëse mes diasporës dhe institucioneve të vendit.
“MeD, përmes këtyre aktiviteteve, bën përpjekje të jetë zë i diasporës”, deklaroi mes tjerash Murati, i cili ftoi këto komunitete që të jenë më aktive dhe më të organizuara.
“Edhe komunitetet tuaja mund të përfshihen në mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe për këtë do ta keni ndihmën tonë. Gjithashtu, nëpërmjet subvencioneve, financojmë edhe aktivitete të komuniteteve, prandaj edhe ju duhet të jeni pjesë e tyre, të jeni më aktivë, të konkurroni me projektet tuaja. Po ashtu, duhet të nxirrni fonde për projektet tuaja edhe në vendet ku jetoni, por për ta realizuar këtë duhet të jeni të përgatitur t’i plotësoni kriteret e kërkuara”, deklaroi ministri kosovar.
Edhe përfaqësuesit e komuniteteve RAE, siç thuhet në një kumtese për media, kanë shprehur shqetësimet e tyre si pjesëtarë të diasporës, duke shtruar pyetje për votimin, regjistrimin e për çështjen e pensioneve nga shteti zviceran.
Lidhur me procesin e regjistrimit, ministri Murati tha se ai mund të bëhet edhe përmes platformës ”online”, ndërsa sa i përket votimit, ai tha se të gjithë bashkatdhetarët kanë të drejtë votimi, dhe këtë tani për tani mund ta bëjnë përmes postës.
Megjithatë, Murati tha se po punohet në krijimin e mundësive edhe për forma të tjera të votimit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












