Lajme
Kosovë, laserët rrezikojnë aeroplanët
Ndriçimi me dritë laserike në drejtim të aeroplanëve e rrezikon sigurinë e pasagjerëve dhe, sipas organeve të rendit është vepër penale. Apelohet të mos përdorën laserët
Gjatë muajit gusht janë vërejtur disa personalë kanë shytëzuar për argëtim ose dhe për qëllime të tjera, dritat laserike nga toka në drejtim të aeroplanëve e helikopterëve duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe pilorëve. Apelohet që kjo mos të ndodhë në të ardhmen sepse është vepër penale dhe ndiqet me ligj.
Ky reagim ka ardhur sot (e hënë) nga Autoriteti i Aviacionit Civil (CAA) në Kosovë, i cili nëpërmjet një komunikate ua tërheq vërejtjen të gjithë atyre që duke ua drejtuar dritat laserike fluturakeve (aeroplanëve e helikopterëve) në hapësirën ajrore të Kosovë.
“Gjatë muajit gusht të këtij viti ka pasur shtim të rasteve kur persona të papërgjegjshëm drejtojnë dritën laser nga toka në drejtim të aeroplanëve dhe helikopterëve në fluturim në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës. Ju informojmë se veprimet e tilla janë të kundërligjshme dhe njëherit paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e fluturimit”, thuhet në reagim.
Ndriçimi me rreze laser i kabinës së pilotëve të aeroplanëve dhe helikopterëve, kur fluturaket ndodhen në lartësi të ulët, sipas komunikatës së CAA-së, mund të shkaktojë verbim të përkohshëm të pilotëve dhe si rrjedhojë mund ta rrezikojë sigurinë e fluturimit.
“Veprimet e tilla, nga kushdo qofshin ato, konsiderohen si rrezikim i operimeve të aviacionit civil dhe janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Policia e Kosovës, Autoriteti i Aviacionit Civil (CAA) dhe ANP “Adem Jashari” – Kontrolli Ajror kanë zhvilluar një procedurë, e cila mundëson reagimin e policisë brenda pak minutash në vendin e identifikuar të burimit të rrezes laser që i është drejtuar një aeroplani.
“Të gjithë personat e identifikuar si përdorues dhe drejtues të laserëve ndriçues drejt aeroplanëve dhe helikopterëve në fluturim do të përballen me procedurat ligjore të sanksionuara në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën lëshuar nga CCA.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











