Botërori 2026
Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës
Breel Embolo dhe Dan Ndoye shënuan golat e fitores 2-0, ndërsa helvetikët e mbyllën Grupin B në vendin e parë pa asnjë humbje.
Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës FIFA, pasi mposhti me rezultat 2-0 Algjerinë në ndeshjen e zhvilluar në Vankuver të Kanadasë, transmeton albinfo.ch.
Breel Embolo zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të, duke i dhënë epërsinë helvetikëve, ndërsa Dan Ndoye dyfishoi shifrat vetëm një minutë pas nisjes së pjesës së dytë, duke vulosur fitoren e Zvicrës.
Me këtë sukses, Zvicra e mbylli fazën e grupeve pa asnjë humbje, me dy fitore dhe një barazim, duke përfunduar në vendin e parë në Grupin B.
Në fazën e 1/8 së finales, përfaqësuesja zvicerane do të përballet të martën në Vankuver me fituesen e duelit mes Kolumbisë dhe Ganës, me synimin për të siguruar një vend në çerekfinale për herë të katërt në historinë e saj./Albinfo.ch
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë
E-Diaspora
-
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë “Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më... -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion
Jeta në Zvicër
-
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren Një moment i veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.... -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë -
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit












