Kosova
Ambasadori Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
Sot Franca feston Ditën e saj Kombëtare, e njohur ndryshe si Dita e Bastijës, një datë që shënon fillimin e Revolucionit Francez dhe triumfin e vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, shpjegoi rëndësinë e kësaj feste dhe lidhjen e fortë që populli francez ka me idenë e Republikës dhe demokracisë, shkruan RTK.
Ambasadori foli edhe për mënyrën se si shënohet kjo ditë në Francë, duke përmendur tri aktivitetet kryesore.
“Në Francë i kemi tre momente kryesore. Më 13 korrik është tradita e ballos së zjarrfikësve. Më 14 korrik mbahet parada ushtarake, ndërsa në mbrëmje organizohen fishekzjarre në të gjithë Francën”, tha Guerot.
Duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, ambasadori theksoi se Franca ka qenë mbështetëse e saj që nga fillimi.
“Franca është përkrah Kosovës prej fillimit. Franca është një aleat, një mik i besueshëm, solidar në qëndrueshmëri, në vazhdimësi. E kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës, krijimin e shtetit të Kosovës”, deklaroi ai.
Sipas Guerot, fokusi aktual i bashkëpunimit është mbështetja për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke veçuar organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë.
Ai shtoi se Franca synon ta intensifikojë bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, veçanërisht në kulturë dhe ekonomi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës Vala e të nxehtit nuk po kursen as Alpet, ndërsa në Jungfraujoch u regjistrua temperatura më... -
Të nxehtit në Zvicër po merr më shumë jetë sesa aksidentet rrugore -
Zvicra paguan miliona franga pensione jashtë vendit për persona që nuk u takojnë -
Alarmi maksimal për zjarre në disa rajone të Zvicrës -
Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë?













