Kosova
Abbott për takimin e Ohrit: Kjo është javë e rëndësishme
Abbott ka thënë se pritet të arrihen hapa të vërtetë për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo javë është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Abbott i ka bërë këto komente duke folur për takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq që do të mbahet me 18 mars në Ohër, raporton Albinfo.ch.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka thënë se pritet të arrihen hapa të vërtetë për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Abbott.
Sipas tij, marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike.
“Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të parë një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj, një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, shkroi Abbott./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











